Vdes ish-futbollisti gjerman, ishte kampion bote me Gjermaninë
V

Vdes ish-futbollisti gjerman, ishte kampion bote me Gjermaninë

Futbolli gjerman është në ditë zie pas vdekjes së ish-futbollistit të tyre.

Bëhet fjalë për Bernd Hölzenbein, i cili ka qenë pjesë e Kombëtares Gjermane që fitoi Kupën e Botës më 1974-tën.

Hölzenbein, shumicën e karrierës së tij e ka kaluar te skuadra gjermane e Eintracht Frankfurtit ku njihet si legjendë e këtij klubi.

Ai ka bërë 525 paraqitje për klubin gjerman, ku ka shënuar 212 gola dhe ka fituar 3 Kupa të Gjermanisë si dhe Kupën e UEFA-së tashmë e njohur si Europa League

Pas penzionimit të tij, Hölzenbein ka qenë zëvëndës president i Eintracht Frankfurtit si dhe skaut, shkruan IndeksOnline

Hölzenbein, ndërroi jetë në mbrëmjen e së hënës në moshën 78-vjeçare.

TË FUNDIT