Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkuar për ngushëllime te familja e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Vushtrri, Gani Imerit.
Ndër të tjera Haradinaj u shpreh se Ganiu do të kujtohet gjithmonë për vlerat njerëzore e atdhetare, virtyte të cilat e kanë përcjellë gjatë gjithë jetës, njofton Klankosova.tv.
Po ashtu ish-kryeministri për Gani Imerin thotë se ishe njëri ndër ushtarët më të dalluar të UÇK-së.
“Gani Imeri ishte ndër ushtarët më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare në Zonën Operative të Shalës. Si njëri ndër nismëtarët e luftës për liri, e nderoi jo vetëm Vushtrrinë por gjithë kombin”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“Sot, me bashkëpunëtorë isha për ngushëllime në familjen Imeri, për të ndarë dhimbjen për humbjen e Ganiut”.
“Ganiu do të kujtohet gjithmonë për vlerat njerëzore e atdhetare, virtyte të cilat e kanë përcjellur gjatë gjithë jetës. Pushoftë në paqe!”.



