Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka pasur një thumbim për Aleksandar Vuçiqin, president i Serbisë.
Gjatë takimit në Kotorr të Malit të Zi, Rama është tallur me Vuçiqin.
Më saktë, siç raporton N1, Rama ka vlerësuar se Vuçiqi vazhdimisht premton të jetë i shkurtër në fjalim, por e zgjat shumë.
“Zakonisht, ai vazhdimisht premton të jetë i shkurtër në fjalim, por flet më shumë se të gjithë” – ka deklaruar Rama, ndërsa Vuçiqi ia ktheu se Rama po ia numëron sekondat.



