Pas pranimit të konfirmimit nga bartësit e të drejtave, Dogana e Kosovës ka konfiskuar mallin e falsifikuar, preparate për larje dhe pastrim.
Sasia ka qenë 4 mijë copë.
Njoftimi i Doganës:
Dogana e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht në luftimin e falsifikimit dhe piraterisë dhe si rezultat i zbatimit efektiv të të drejtave të pronësisë intelektuale, Dogana e Kosovës pas pranimit të konfirmimit nga bartësit e të drejtave ka konfiskuar mallin e falsifikuar, preparate për larje dhe pastrim të në sasi rreth 4000 copë.
Sipas dispozitave ligjore në fuqi, mallrat e falsifikuar nuk lejohet të dalin në qarkullim të lirë.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=846944384135361&id=100064594213735&ref=embed_post



