Arrestohet një 23 vjeçar, kishte 12 urdhëresa të Gjykatës
A

Arrestohet një 23 vjeçar, kishte 12 urdhëresa të Gjykatës

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë kanë arrestuar një 23-vjeçar i cili po kërkohej me 12 urdhëresa të gjykatës.

Personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të denimit, përcjell AutoPortali.

Njoftimi i plotë:

Mbrëmë nga Njësiti për Reagim të Shpejtë,  në Prishtinë, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresa të gjykatës.

Ndaj personit të dyshuar:

E. Z mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kanë qenë aktive 12 urdhëresa nga gjykatat, për veprat grabitje, posedim i narkotikëve, vjedhje, lëndim trupor etj.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, nga zyrtarët e stacionit veriu në Prishtinë dhe zyrtarëve të stacionit të Vushtrrisë, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të denimit.

TË FUNDIT