Ka ndërruar jetë Nexhla Perolli, infermiere për 43 vite në Spitalin e Gjakovës.
Varrimi i së ndjerës bëhet në ora 13:00, përcjell AutoPortali.
Kjo është bërë e ditur nga Spitali i Gjakovës “Isa Grezda” në Facebook.
Njoftimi i plotë:
Njoftim mortor,
Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e Infermieres sonë Nexhla Perolli. E ndjera punoj 43 vite si Infermierë në reparte të ndryshme në Spital.
Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Perolli dhe të afërmve të saj.
Varrimi i së ndjerës bëhet sot në ora 13.
Gjithmonë do ta kujtojmë kolegen tonë Nexhla Perolli!




