A do të jetë vajza e ish-kampionit botëror femra e ardhshme në Formula 1?
A

A do të jetë vajza e ish-kampionit botëror femra e ardhshme në Formula 1?

Kanë kaluar pothuajse 50 vjet që nga gara e fundit e një gruaje në Formula 1. Lella Lombardi ishte e fundit që garoi, në vitin 1976, dhe e vetmja që ka fituar pikë, në fakt gjysmë pike në Çmimin e Madh të Spanjës 1975. Deri më sot, vetëm pesë femra janë përpjekur të garojnë në F1, në një sport të dominuar nga burrat.

Tani, një emër i njohur po tërheq vëmendjen: Ela Hakkinen, vajza 14-vjeçare e kampionit të dyfishtë Mika Hakkinen. Ajo po shkëlqen në serinë e kartingut “Kampionët e së Ardhmes”, ku së fundmi fitoi “pole position” dhe përfundoi e dyta në një garë në Sllovaki.

Babai i saj, Mika, beson se ajo ka gjithçka që duhet për të arritur në F1, talent, guxim dhe vullnet. “Pas disa vitesh do të shohim një femër në Formula 1, qoftë ajo Ela apo dikush tjetër”, thotë ai.

TË FUNDIT