A e dini se çfarë do të thotë shenja TIR në kamionë?
A

A e dini se çfarë do të thotë shenja TIR në kamionë?

Sistemi TIR, ose Transport Ndërkombëtar Rrugor, u krijua në vitin 1959 nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, dhe versioni aktual u përcaktua në vitin 1975. Targa TIR në një kamion ofron shumë përfitime dhe lehtësime në transportin rrugor.

Në thelb, targa TIR ua lehtëson kamionëve transportin e mallrave në tranzit, pa inspektime shtesë – nga zyra doganore në vendin eksportues në zyrën doganore në vendin importues, shkruan Revijahak, transmeton AutoPortali.

Ky sistem lejon uljen e kostove të transportit, transport më të shpejtë të mallrave dhe shërbimeve dhe më pak dokumentacion. Targa TIR u caktohet kryesisht transportuesve të verifikuar dhe kur ata nuk transportojnë mallra brenda këtyre rregullave, targa duhet të hiqet ose të fshihet me kryq.

 

TË FUNDIT