A e dini se pas sa kohësh fshirëset e xhamit të përparmë bëhen të papërdorshme?
A

A e dini se pas sa kohësh fshirëset e xhamit të përparmë bëhen të papërdorshme?

Nuk do të teorizojmë shumë rreth rëndësisë së fshirëseve të xhamave, por do të hyjmë direkt në temë. Kolegët tanë nga Klubi Gjerman i Automobilave (ADAC) kanë zbuluar përmes hulumtimeve se, pavarësisht se sa shpesh i përdorni fshirëset e xhamit, ato janë gati për t’u zëvendësuar pas 24 muajsh.

Rrezet e diellit dhe atmosfera e ndryshojnë materialin aq shumë sa bëhet më i fortë dhe humbet vetitë e tij. Me fjalë të tjera, fshirëset nuk do ta pastrojnë më xhamin aq mirë sa e bënin kur ishin të reja. Sigurisht, në muajt e vjeshtës dhe të dimrit, konsumi është edhe më i lartë sepse ka më shumë reshje, prandaj shikoni mirë nëse fshirëset po e përmbushin funksionin e tyre, duke hequr ujin apo thjesht duke e lyer atë në xham, transmeton Autoportali.

Zëvendësoni fshirëset e shiut në kohë, pasi ato janë një element i rëndësishëm sigurie i automjetit tuaj. Sidomos nëse janë të vjetra dhe vini re se nuk e pastrojnë më shiun aq efektivisht sa më parë.

TË FUNDIT