Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kanada, ku një adapter karikimi shpërtheu sapo një Tesla u lidh me energjinë elektrike.
Siç pretendojnë mediat, shoferi po përpiqej ta karikonte makinën në një stacion publik jo të Teslas në British Columbia, duke përdorur një adapter të një marke tjetër, raporton Telegrafi, përcjell AutoPortali.
Sapo e lidhi, ndodhi një shpërthim i fortë për shkak të një “lidhje të shkurtër”.
Për fat të mirë, shoferi ndodhej disa hapa larg dhe pësoi vetëm gërvishtje të lehta, ndërsa bashkëshortja e tij në makinë mbeti e palënduar.
Hetimet zbuluan se adapterët nuk ishin të certifikuar për përdorim në Kanada, ndërsa karikuesi dërgoi tension “jonormal” që shkaktoi shpërthimin dhe e copëtoi adaptorin në disa pjesë.