Aeroporti i Tiranës thyen rekord, 50 mijë pasagjerë në një ditë
A

Aeroporti i Tiranës thyen rekord, 50 mijë pasagjerë në një ditë

Tirana International Airport (TIA) ka regjistruar më 4 gusht 2025 trafikun më të madh të pasagjerëve që nga hapja e tij.

Referuar të dhënave zyrtare, gjatë kësaj dite u kryen gjithsej 298 fluturime, ndërsa 50,892 pasagjerëkaluan nëpër terminal, përcjell albinfo.ch.

Ky volum i lartë udhëtarësh shënon një tjetër moment historik për aeroportin kryesor të Shqipërisë, duke reflektuar rritjen e vazhdueshme të lidhjeve ajrore dhe interesit për vendin si destinacion turistik dhe qendër tranziti.

Në njoftimin e bërë publik, TIA thekson se misioni i tij mbetet i pandryshuar: lidhja e Shqipërisë me botën. “Një mirënjohje e veçantë për skuadrën tonë dhe punën e jashtëzakonshme që bëjnë çdo ditë. Dhe për pasagjerët tanë: faleminderit që zgjidhni TIA-n”, thuhet në deklaratë.

Rritja e ndjeshme e numrit të pasagjerëve pritet të vazhdojë edhe gjatë muajve të verës, duke e konsoliduar TIA-n si një ndër pikat më të rëndësishme të transportit ajror në rajon. /AutoPortali

TË FUNDIT