Ahmeti: Prishtina pa trotuare – çfarë trashëguam, po e humbim
A

Ahmeti: Prishtina pa trotuare – çfarë trashëguam, po e humbim

Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti në emisionin “Fol me Arin” foli rreth problemeve më të shpeshta që po përballet trafiku në Prishtinë.

Fillimisht u përmenden aksidentet me fatalitet, por edhe ato me lëndime të rënda.

Probleme tjera kemi me shumëçka në komunikacion. Në Prishtinë përballemi me mungesë të trotuareve, do të thotë që vërehet çdo kund, vetëm aty ku na ka mbetur nga sistemi komunist kemi trotuar, aty ku na është lënë neve në dorë, e kemi shkatërruar”, u shpreh fillimisht ai.

Ai shton se ka mungesë të parkingjeve, e që për këtë veprim ‘uzurpojnë’ trotuaret.

“Tjetër është shpejtësia e madhe, po ashtu dhe përdorimi i telefonave celularë”, shton Ahmeti.

TË FUNDIT