Ahmeti thotë se teknologjia rrugore në vendin tonë ka shumë mangësi
A

Ahmeti thotë se teknologjia rrugore në vendin tonë ka shumë mangësi

Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, në një intervistë të martën në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ka thënë se aksidentet me fatalitet nuk lidhen vetëm me vendosjen e gjobave, por edhe me mungesën e vetëdijesimit dhe teknologjisë moderne në rrugët e Kosovës.

“S’është në pyetje vetëm gjoba, por sa është vetëdijesimi”. 

Ne çalojmë edhe në aspektin e teknologjisë së informacionit, pra në përdorimin e radarëve mobilë, atyre statikë dhe kamerave”. 

Mungon teknologjia, mungon inteligjenca artificiale në rrugët tona, që do të na afrohej me nivelin e vendeve evropiane. Në këtë aspekt çalojmë shumë, dhe ky është një faktor determinues për fatin e shumë shoferëve”, tha Ahmeti, përcjell AutoPortali.

TË FUNDIT