Aksident afër Menzës së Studentëve në Prishtinë
A

Aksident afër Menzës së Studentëve në Prishtinë

Sot rreth orës 08:15, reshjet e borës kanë shkaktuar një aksident trafiku në Prishtinë, ku janë përfshirë tri vetura, njofton AutoPortali.

Sipas informatave nga Policia, aksidenti është trajtuar përmes raportit evropian, palët janë marrë vesh mes vete dhe nuk ka persona të lënduar.

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik, veçanërisht gjatë kushteve të vështira të motit.

TË FUNDIT