Aksident fatal në Bresje të Fushë Kosovës, humb jetën një këmbësor
A

Aksident fatal në Bresje të Fushë Kosovës, humb jetën një këmbësor

Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një veturë në Bresje të Fushë Kosovës.

Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën se në Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka  mbetur i vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në konfirmim.

Me rastin po merret Njësiti Rajonal i Trafikut.

TË FUNDIT