Aksident fatal në Përmet, 90-vjeçari vdes pasi u përplas nga vetura
A

Aksident fatal në Përmet, 90-vjeçari vdes pasi u përplas nga vetura

Një i moshuar ka humbur jetën mëngjesin e të enjtes, pasi është përplasur nga një makinë në aksin rrugor “Përmet-Çarçovë”, shkruan A2 CNN.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:10, njoftoi policia, kur shtetasi A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. P., 90 vjeç, banues në Përmet, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /AutoPortali

TË FUNDIT