Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shkodër, humbin jetën dy persona
A

Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shkodër, humbin jetën dy persona

Mëngjesin e kësaj të premte ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shkodër, ku humbën jetën një çift bashkëshortësh nga Puka, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të lënduar.

“Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi Petrit Florini, rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja Elona Florini, rreth 45 vjeçe, bashkëshortë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë–Mabë”, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F. L. dhe automjeti me drejtues shtetasin Petrit Florini.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi Petrit Florini, rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja Elona Florini, rreth 45 vjeçe, bashkëshortë.

Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin tjetër me drejtues shtetasin F. L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti./Euronews.al.

TË FUNDIT