Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ku janë përfshirë dy automjete.
Këtë e konfirmoi për AutoPortalin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 08:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut (autostradës), njofton se në autostradën për Shqipëri, drejtimi Prishtinë-Prizren (km i 25), ka ndodhur akisdent trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Krasniqi.