Aksident i rëndë në Besi të Prishtinës, pesë të lënduar
A

Aksident i rëndë në Besi të Prishtinës, pesë të lënduar

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të së enjtes në fshatin Besi të Prishtinës.

Lajmin për AutoPortali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Besi të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo.

TË FUNDIT