Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura
A

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e të hëne në fshatin Buronjë, në segmentin rrugor Sarandë – Delvinë.

Një automjet i tipit ‘Toyota Auris’ ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga ura, duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit, 62-vjeçar, i cili udhëtonte i vetëm.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës, ata ndërhynë menjëherë për të ndihmuar dhe për të nxjerrë shoferin nga kanali, ku kishte përfunduar automjeti.

Fillimisht, Ballaci është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Sarandës, ku pas marrjes së ndihmës së parë, është dërguar me ambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të plagëve të rënda, raporton korrespondentja e Top Channel, Kristina Fidhi, transmeton AutoPortali.

Shërbimet e qarkullimit rrugor të Sarandës ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

TË FUNDIT