Aksident i rëndë në Llapushnik, dy të vdekur dhe një në gjendje të rëndë
A

Aksident i rëndë në Llapushnik, dy të vdekur dhe një në gjendje të rëndë

Dy persona kanë humbur jetën mbrëmë në një aksident trafiku zinxhiror që ka ndodhur në rrugën Prishtinë–Pejë, në fshatin Llapushnik.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar për media se dy viktima janë sjellë pa shenja jete në Prishtinë, raporton GazetaExpress.

“Dy persona janë sjellë pa shenja jete në QKUK. Gjithashtu, një 19-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet nga mjekët tanë”, tha Syla, përcjell AutoPortali.

Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për rrethanat e aksidentit janë duke vazhduar.

TË FUNDIT