Aksident me dëme materiale në Rahovec
A

Aksident me dëme materiale në Rahovec

Më 11 gusht 2025, rreth orës 16:00, në rrugën “Agim Qela” në Rahovec është regjistruar një aksident trafiku mes dy automjeteve.

Sipas njoftimit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet janë marrë me rastin dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit, shkruan AutoPortali.

“Rr. Agim Qela, Rahovec / 11.08.2025 – 16:00. Dy automjete janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Nuk raportohet për të lënduar.”, njofton PK.

TË FUNDIT