Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur dje rreth orës 13:30 në fshatin Devë të Gjakovës.
Sipas informatave zyrtare, në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë me targa të huaja. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, shtetas kosovar. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor kujdestar në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërkohë, shoferi i veturës, gjithashtu shtetas kosovar, është arrestuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.




