Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 02:08 në Korroticë të Drenasit.
Rastin për AutoPortali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
Sipas tij, dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi shoferi, gjatë lëvizjes ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është rrokullisur në shiritin e majtë të rrugës.
Në njoftim thuhet se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.