Aksident me motor në Fier, humb jetën 38-vjeçari në Tiranë
A

Aksident me motor në Fier, humb jetën 38-vjeçari në Tiranë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur dje në aksin Fier-Patos, ku një motor është përplasur me një automjet, duke sjellë pasoja fatale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Fier arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin A. A., 67 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shkruan A2 CNN.

Ai ishte drejtuesi i automjetit që u përplas me motomjetin e drejtuar nga G. G., 38 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit u dërgua menjëherë në spitalin e Tiranës, ku dhe humbi jetën, përcjell AutoPortali.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se rasti është duke u hetuar për të gjetur shkaqet e aksidentit dhe për të marrë masat ligjore përkatëse ndaj përgjegjësve.

TË FUNDIT