Të martën ka ndodhur një aksident trafiku në Veternik.
Nga ky aksident kanë mbetur dy të lënduar, shkruan AutoPortali.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:15 kemi pranuar informatën se në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal“.
Më poshtë mund t’i shihni fotografitë nga kolonat e gjata në Veternik.






                                    

