Aksident mes dy motoçikletave dhe një veture në Prishtinë, tre të lënduar
A

Aksident mes dy motoçikletave dhe një veture në Prishtinë, tre të lënduar

Një aksident mes dy motoçikletave dhe një veture raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Si pasojë e kësaj, kanë mbetur të lënduar tre persona.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:30, në rrugën “Fehmi Agani”në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe dy motoçikleta. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, tha Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

 

TË FUNDIT