Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin Elbasan–Librazhd, ku janë përplasur dy automjete.
Ngjarja ka ndodhur në rrethana që ende po hetohen, ndërsa si pasojë janë lënduar dy pasagjere.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, automjeti i drejtuar nga shtetasi J. M., 27 vjeç, është përplasur me një makinë tjetër që drejtohej nga K. B., 50 vjeç. Nga goditja kanë pësuar dëmtime të lehta dy pasagjere që ndodheshin në automjetin e drejtuar nga 50-vjeçari.
Pas aksidentit, Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedim penal ndaj 27-vjeçarit J. M., si person përgjegjës për aksidentin.
Policia vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e përplasjes. /AutoPortali



