Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Lloshkobare.
Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Rreth orës 09:10 në magjistrale, në fshatin Lloshkobare të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Janë shkaktuar dëme materiale, nuk raportohet për të lënduar”, tha ai.



