Aksident mes një kamioni dhe një veture në Shtime, tre persona të lënduar
A

Aksident mes një kamioni dhe një veture në Shtime, tre persona të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen që kalon përmes fshatit Belincë të Shtimes.

Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli, tha për AutoPortali se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë me targa vendore.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, përfundoi Veseli.

TË FUNDIT