Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Gjilan, lëndohen dy persona
A

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Gjilan, lëndohen dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Idriz Seferi” në qytetin e Gjilanit, ku janë përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë, përcjell AutoPortali.

Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ku ka thënë se si pasojë lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjerja e motoçikletës.

Osmani tha se të lënduarit janë duke pranuar tretman mjekësorë në qendrën emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit. /AutoPortali/

TË FUNDIT