Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të mërkurën rreth orës 08:00 në lagjen Bregu i Diellit, konkretisht në rrugën “Hyzri Talla”.
Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Hysri Talla” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, deklaroi Pllana.
Me rastin është duke u marrë Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.