Aksident mes pesë veturave në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, pesë të lënduar
A

Aksident mes pesë veturave në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, pesë të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënës në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë.

Në aksident sipas pamjeve të siguruara shihen të përfshira pesë vetura, njëra prej tyre e Policisë.

Policia ka konfirmuar për Dukagjinin se pesë persona janë lënduar si pasojë e aksidentit.

Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 5 automjete ( prej tyre një automjet i policisë).  Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, thuhet nga Policia e Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

TË FUNDIT