Të premten ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një treni dhe një veture në fshatin Grabovc i Poshtëm, në Obiliq.
Lajmin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:50 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Grabovc i Poshtëm. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, tre persona janë lënduar”, tha Ahmeti.
Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.



