Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë, një i lënduar
A

Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë, një i lënduar

Një motoçiklist ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Rastin për AutoPortali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 12:00 në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit është lënduar ngasësi i motoçikletës i cili është dërguar për tretman mjekësor”.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

TË FUNDIT