Në mesnatën e së dielës, ka ndodhur një aksident trafiku.
Në aksident u përfshinë një veturë e Policisë së Kosovës dhe një taksi, si pasojë e të cilit u lënduan katër persona.
Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.
“Rreth orës 00:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, thuhet në konfirmim.



