Aksident në aksin Korçë-Ersekë, raportohet për dy të lënduar
A

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, raportohet për dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Ersekë, ku një mjet humbi kontrollin dhe u përmbys anës rrugës.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, në mjet ndodheshin dy persona, shkruan A2.

Ata janë nxjerrë nga shërbimet zjarrfikëse dhe u dërguan drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

TË FUNDIT