Aksident në Drenas, vdes një grua
A

Aksident në Drenas, vdes një grua

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 20 nëntorit në Zabel të Ulët të Drenasit.

Në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se si pasojë e aksidentit një pasagjere ka ndërruar jetë, përcjell AutoPortali.

“Fsh. Zabel i ulët, Drenas 20.11.2025-22:40. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar si pasojë e mospërshtatjes se shpejtësisë me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën del jashtë rruge dhe përfundon në një kanal. Si pasojë, drejtuesi dhe katër pasagjerë (tre femra dhe një mashkull kosovarë) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK ku njëra nga pasagjeret si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT