Aksident i rëndë me dy të plagosur në rrugën nacionale Fiershegan- Kuçovë. Aksidenti në afërsi të fshatit Çunat.
Siç raporton AbcNews, një automjet tip Benz me targa AA 025 UR ka përplasur nga pas një motoçikletë që shkonte drejt fshatit Thanë. Në motoçikletë udhëtonin dy persona, transmeton AutoPortali.
Policia në vendngjarje ndërsa të dy të aksidentuarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.
Sipas informacioneve janë nën kujdesin intensiv.



