Aksident në Gllarevë: Kombi me rimorkio godet veturën tjetër, dy persona të lënduar
A

Aksident në Gllarevë: Kombi me rimorkio godet veturën tjetër, dy persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës, ku një kombi me rimorkio, i cili ishte në lëvizje, ka goditur një veturë tjetër në lëvizje, pasi rimorkioja ka dalë nga kontrolli, precjell AutoPortali.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për portalin tonë se nga aksidenti janë lënduar dy persona.

Sot në Gllarevë ka ndodhur një aksident komunikacioni ku një kombi me rimorkio ka goditur një veturë tjetër. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Ekipet relevante ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin,” ka deklaruar Gashi.

Policia po heton rrethanat që kanë çuar deri te aksidenti.

TË FUNDIT