Të premten në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me të lënduar.
Shkak i aksidentit ishte arratisja e një personi të kërkuar, i cili nuk iu bind urdhrave të Policisë për t’u ndaluar.
Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot, rreth orës 12:00, në rrugën “Fahri Fazliu”, zyrtarët e Njësisë për Realizimin e Urdhëresave kanë tentuar të ndalojnë personin e kërkuar L.K. (1996) derisa ishte në një veturë në rrugën e sipërshënuar. I dyshuari ka refuzuar urdhrat policorë dhe ka arritë të largohet duke rrezikuar zyrtarët, njëri nga të cilët në përpjekje për ta ndaluar të dyshuarin ka përdorë edhe armën zyrtare”.
“Personi i dyshuar ka arritë të largohet duke shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme material”, thuhet në përgjigjen e Pllanës.