Të hënën rreth orës 14:15 ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, saktësisht në fshatin Shkabaj, shkruan AutoPortali.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave është veturë e një autoshkolle.
Sipas informacioneve të para jozyrtare, nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës dhe autoambulanca, të cilat janë duke u marrë me rastin.
AutoPortali është në pritje të një konfirmimi zyrtar nga Policia e Kosovës lidhur me rrethanat e aksidentit./AutoPortali/