Një aksident trafiku ka ndodhur sot brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku si pasojë është lënduar një këmbësor.
Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Personi i lënduar ka pranuar trajtim mjekësor”, deklaroi Pllana.



