Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident mes tri veturave në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë.
Rastin për AutoPortali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Prishtinë, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Xheladin Rekaliu në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë janë lënduar katër persona”, tha ai.


 
                                    

