Të enjtën reth orës 14:30, në Veternik të Prishtinës është raportuar një aksident trafiku.
Në aksident janë përfshirë një automjet ushtarak i KFOR-it nga Maqedonia e Veriut dhe një veturë me targa të Kosovës.
Dy ushtarë shihen jashtë automjetit në disa fotografi të shkrepura menjëherë pas aksidentit, raporton GazetaExpress.
Pranë veturës me targa të Kosovës shihen gjithashtu dy persona duke parë dëmet, përcjell AutoPortali.
AutoPortali po pret përgjigje nga Policia lidhur me këtë aksident.
Nga fotografi nuk shihet ndonjë autoambulancë dhe as ndonjë automjet i Policisë.




