Aksident në Prishtinë: Motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturë
A

Aksident në Prishtinë: Motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturë

Një aksident trafiku është regjistruar sot në mesditë në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, përcjell AutoPortali.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka konfirmuar për portalin tonë se rasti është raportuar rreth orës 12:30.

Sot rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Fadil Vata në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor,” deklaroi Pllana.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit./AutoPortali/

TË FUNDIT