Një person është goditur nga vetura këtë të martë në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.
Rastin për AutoPortali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Enver Maloku në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, deklaroi ai.



