Aksident në rrugën Ferizaj-Prishtinë, një i lënduar
A

Aksident në rrugën Ferizaj-Prishtinë, një i lënduar

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 06:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit është lënduar një person”.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

TË FUNDIT