Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, shtatë persona të lënduar
A

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, shtatë persona të lënduar

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur në Vranidoll të Prishtinës.

Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

Borovci bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 13:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se shtatë persona janë lënduar dhe kanë kërkuar ndihmën mjekësore , ndërkaq në aksident janë përfshirë dy vetura. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha ai.

TË FUNDIT