Aksident në rrugën Prizren–Dragash: Përfshihen një kamion dhe tri vetura
A

Aksident në rrugën Prizren–Dragash: Përfshihen një kamion dhe tri vetura

Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksidentin që ka ndodhur në rrugën Prizren–Dragash.

Për Klankosova, Shaqir Bytyqi, zëdhënësi për media i Policisë në rajonin e Prizrenit, ka pohuar se në aksident i përfshirë është një kamion dhe tri vetura.

I njëjti pohoi se ka edhe persona të lënduar.

“Si pasojë e aksidentit, raportohet për persona të lënduar, si dhe për dëme materiale. Në vendngjarje kanë dalë njësitet e Emergjencës dhe të Policisë, të cilat janë duke menaxhuar me rastin dhe po kujdesen për normalizimin e qarkullimit rrugor”, ka thënë Bytyqi.

Hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë në vazhdim.

TË FUNDIT